Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Procesverbal Nr.22 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 28.12.2020, Ora 10.00

Rendi i Ditës:
1. Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
2. Miratimi i ekspertit për vlerësimin e nivelit te zotërimit te gjuhës së huaj (atë angleze), te deklaruar nga kandidati i lejuar për vendin vakant ne Gjykatën Kushtetuese.
3. Ndërprerje e procedurës se vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese për kandidatin e lejuar:
- Altin Binaj
4. Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatëve të lejuar:
- Sonila Bejtja.
5. Zhvillimi i intervistës me kandidatët e lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019, si më poshtë:
- Sonila Bejtja.
6. Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatët e lejuar.
7. Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.
Marrin pjesë :
1. Vitore Tusha (zv/kryetar)
2. Fiona Papajorgji (anëtare)
3. Arta Marku (anëtare)
4. Miranda Andoni (anëtare)
5. Saida Dollani (anëtare)
6. Fatjona Memçaj (anëtare)
Merr pjesë, si vëzhgues i përhershëm:
1. Erinda Ballanca, Avokat i Popullit.
Marrin pjesë, si të ftuar, përfaqësues nga subjektet e treguara në nenin 233/2 të ligjit nr. 115/2016:
1. Bledar Dervishaj, përfaqësues me autorizim i Presidentit të Republikës.

Procesverbal Nr.21 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 23.12.2020, Ora 13.15

Rendi i Ditës:
1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019:
- Zhaklina Peto.
2. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatit të mësipërm.
Marrin pjesë:
1. Vitore Tusha (zv/kryetar)
2. Fiona Papajorgji (anëtare)
3. Arta Marku (anëtare)
4. Miranda Andoni (anëtare)
5. Saida Dollani (anëtare)
6. Ludovik Dodaj (anëtar)
7. Fatjona Memçaj (anëtare)
Merr pjesë, si vëzhguese e përhershme:
1. Erinda Ballanca, Avokate e Popullit.
Marrin pjesë, si të ftuar, përfaqësues nga subjektet e treguar në nenin 233/2 të ligjit nr. 115/2016:
1. Bledar Dervishaj, përfaqësues me autorizim i Presidentit të Republikës.

Procesverbal Nr.20 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 22.12.2020, Ora 14.00

Rendi i Ditës :
1. Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020.
2. Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatëve të lejuar:
-Altin Binaj.
-Aleksandër Toma.
-Përparim Kalo.
3 .Zhvillimi i intervistës me kandidatët e lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020, si më poshtë:
-Aleksandër Toma.
-Përparim Kalo.
4. Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatët e lejuar.
5. Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.

Procesverbal Nr.19 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 21.12.2020, Ora 12.00

Rendi i Ditës:
Miratimi i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes të KED-së të datës 11.12.2020 dhe të datës 14.12.2020.
Marrin pjesë :
1. Vitore Tusha (zv/kryetar)
2. Fiona Papajorgji (anëtare)
3. Arta Marku (anëtare)
4. Miranda Andoni (anëtare)
5. Saida Dollani (anëtare)
6. Ludovik Dodaj (anëtar)
7. Fatjona Memçaj
Merr pjesë, si vëzhguese e përhershme:
1. Avokati i Popullit, përfaqësuar me autorizim nga Enio Haxhimihali.
Marrin pjesë, si të ftuar, përfaqësues nga subjektet e treguar në nenin 233/2 të ligjit nr. 115/2016:
1. Bledar Dervishaj, përfaqësues me autorizim i Presidentit të Republikës.
Merr pjesë përfaqësuesja e OPDAT.
1. Klodiana Vogli.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 21.12.2020

Rendi i ditës:
Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 16.12.2020

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së përshpejtuar të detyruar të vlerësimit etik dhe profesional viti kalendarik 2019, për gjyqtarët që kanë plotësuar kriteret ligjore të kandidimit për ngritje në detyrë”, përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale (relatore Brikena Ukperaj). 2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional për periudhën e vlerësimit 2017-2019, për gjyqtaren {...}, e cila ka plotësuar kriteret ligjore të kandidimit për ngritje në detyrë në gjykatën e apelit”, përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale (relatore Brikena Ukperaj).