Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KPK-së nr. 726, datë 15.12.2023

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Belina Zeneli (Kryemadhi), ish-prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

KPK ka vendosur: Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Belina Zeneli (Kryemadhi) pa një vendim përfundimtar, për shkak se subjekti i rivlerësimit ka humbur statusin e magjistratit.

Vendim i Komisionit Ad Hoc pranë Avokatit të Popullit datë 29.03.2024 për renditjen kandidatëve për anëtarë të KLP dhe KLGJ nga radhët e shoqërisë civile.

Pas zhvillimit të seancave dëgjimore, Komisioni i Shoqërisë Civile, vlerësoi me pikë kandidatët e kualifikuar dhe shpalli rankimin si më poshtë:

Kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor nga radhët e shoqërise civile rankohen si më poshtë:
Vendi i parë: Erion Fejzulla
Vendi i dytë: Altin Hazizaj
Vendi i trete: Juelda Lamce
Vendi i katërt: Violanda Theodhori.

Kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga radhët e shoqërise civile rankohen si më poshtë:

Vendi i parë: Erion Fejzulla
Vendi i dytë: Altin Hazizaj
Vendi i trete: Juelda Lamce

(vendim; raport vlerësimi; sekretari i përgjithshëm; komisioni Ad Hoc; Avokati i Popullit; kandidat për KLGJ; kandidat për KLP; shoqëria civile; Këshilli i Lartë Gjyqësor; Këshilli i Lartë i Prokurorisë; nstitucionet e reja të drejtësisë; reforma në drejtësi).

Njoftim publik i Avokatit të Popullit datë 07.12.2023

Vendim i Komisionit të Pavarur Ad Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve për KLGJ dhe KLP pranë Avokatit të Popullit për shpalljen e emrave të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për të qenë anëtarë të KLP dhe KLGJ të cilët janë:
1. Alban Alimema
2. Albana Tushe
3. Albens Tabaku
4. Artan Reçi
5. Bledar Bajri (Boshnjaku)
6. Entela Shehaj (Memishaj)
7. Erind Gërmenji
8. Erind Merkuri
9. Eris Hysi
10. Fatos Lazimi
11. Klodian Gjermeni (Gjërmëni, Gjermëni)
12. Përparim Kalo
13. Saimir Visha

Gjithashtu, Komisioni i Pavarur Ad Hoc konstatoi mosplotësimin e kushteve ligjore për të qënë anëtarë të KLP dhe KLGJ nga kandidatët si më poshtë:

1. Donata Lepenica (Selmanaj)
2. Eduard Allamani (Reçi)
3. Eduard Mullaraj
4. Petrit Gaçi
5. Sokol Dedndreaj
6. Adrian Leka
7. Daniel Ndrekaj (Ndoka)
8. Emiljano Hajrulla
9. Ilir Alushi
10. Julian Kola
11. Margarita Kola (Lena)
12. Mirela Murati (Aliçka)
13. Odise (Arben) Xhelita
14. Saimir Kola
15. Valbona Greva

(Vendim; Komision i Posaçëm; Ad Hoc; anëtar KLP; anëtar KLGJ; Këshilli i Lartë Gjyqësor; Këshilli i Lartë i Prokurorisë; kushte ligjore; kritere ligjore; institucionet e reja të drejtësisë; reforma në drejtësi).

Vendim i KLGJ-së nr. 716, datë 06.12.2023

"Për miratimin e udhëzuesit standard të marrëdhënieve të gjykatave me publikun dhe median".

Vendim i KPK-së nr. 721, datë 6.12.2023, për subjektin e rivlerësimit znj. Françeskina Lekani.

KPK ka vendosur: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Françeskina Lekani, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Njoftim për shtyp i Avokatit të Popullit datë 30.11.2023

Pas shqyrtimit të kandidaturave nga shoqëria civile për KLGJ dhe KLP, Komisioni Ad Hoc duke vlerësuar informacionet e dosjeve dhe informacionet shtesë nga vetë kandidatët vendosi:
1. Konstatimin e plotësimit të kushteve ligjore dhe kritereve formale për kandidatët:
1. Altin Hazizaj
2. Erion Fejzulla
3. Juelda Lamçe
4. Violanda Theodhori.

2. Konstatimin e mosplotësimit të kushteve ligjore për kandidatët:
1. Altin Shegani
2. Andi Muratej
3. Edison Hoxha
4. Nertila Sadedini
5. Diana Dervishi
6. Lefterije Lleshi (Luzi)
7. Nada Dollani.

(listë; raport vlerësimi; kushte ligjore; komisioni Ad Hoc; Avokati i Popullit; kandidat për KLGJ; kandidat për KLP; shoqëria civile; Këshilli i Lartë Gjyqësor; Këshilli i Lartë i Prokurorisë; institucionet e reja të drejtësisë; reforma në drejtësi).