Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KPA Nr. 2/2023, datë 24.10.2023, me ankuese Belina Zeneli (Kryemadhi) (Juridiksion Disiplinor).

ANKUESE: Belina Zeneli (Kryemadhi), prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.
SUBJEKTE TË INTERESUARA:
- Këshilli i Lartë i Prokurorisë, përfaqësuar nga znj. Danja Hobdari dhe znj. Lorana Kasapi me autorizimin nr. 2028/1, datë 04.09.2023.
- Inspektori i Lartë i Drejtësisë, z. Artur Metani.
OBJEKTI: Ndryshimin e vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nr. 20, datë 31.01.2022, “Për caktimin e masës disiplinore ndaj magjistrates Belina Zeneli (Kryemadhi), me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër” dhe kthimin e saj në detyrë.

KPA ka vendosur: Mospranimin e ankimit të magjistrates Belina Zeneli (Kryemadhi) kundër vendimit nr. 20, datë 31.01.2022, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, “Për caktimin e masës disiplinore ndaj magjistrates Belina Zeneli (Kryemadhi), prokurore në Prokurorinë e Shkallës së Parë Dibër”.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 705, datë 18.10.2023.

Subjekti i rivlerësimit: Z. Kujtim Bashaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Vendim i KPK-së nr. 699, datë 18.9.2023

Subjekti i rivlerësimit : Z. Murat Lleshi, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

KPK ka vendosur: Të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, z. Murat Lleshi, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.
Ndalimin e emërimit të z. Murat Lleshi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë 15-vjeçare.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 694, datë 10.8.2023

Subjekti i rivlerësimit : Z. Bardhyl Shehu, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 692, datë 28.7.2023

Subjekti i rivlerësimit: Z. Sami Ujkashi, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 691, datë 27.7.2023

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Merita Selimi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnje.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.