Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim nr. 629 i KLGJ-së datë 10.12.2020

Vendim për verifikimin e plotësimit nga kandidati z. {…} të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, Gjykatën e Apelit Durrës dhe në Gjykatën e Apelit Tiranë për tre pozicione të lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 389, nr. 392 dhe nr. 395, datë 07.10.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit

Vendim nr. 630 i KLGJ-së datë 10.12.2020

Vendim për zbatimin e vendimit nr. 93, datë 10.11.2020, të Gjykatës Administrative të Apelit dhe fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, për kandidaten znj.{…}, për tre nga katër pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura me vendimet nr.241, nr.242, nr.243 dhe nr.244, datë 09.07.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Vendim nr. 631 i KLGJ-së datë 10.12.2020

Vendim për mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, z. {…}

Vendim i KLGJ-së Nr. 622, datë 10.12.2020

Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në Shërbimin Civil Gjyqësor.

Vendim i KPK Nr: 323 Datë 10.12.2020

Subjekti i rivlerësimit: Z. Albert Demirneli, Prokuror pranë Prokurorisë Tiranë. Është vendosur konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit.

Vendim i KPK-së Nr. 321, datë 10.12.2020

Subjekti i rivlerësimit: Z. Qemal Zaimi, nëpunës përgjegjës në njësinë e vlerësimit etik e profesional në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 14.1.2021.