Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim nr.166 i KLP-së datë 15.07.2020

Për caktimin e relatorit për verifikimin e pasurisë dhe figurës për kandidatët për magjistratë prokurorë, të diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës në vitin akademik 2019 -2020, pas hedhjes së shortit, si më poshtë:
1.1 Gazmend Frëngu Relator Z. Afred Balla
1.2 Enkeleda Hoxha Relator Z. Kostaq Beluri

Vendim Nr. 16/2020 i KPA-së datë 13.07.2020 (Juridiksion rivlerësimi)

Për shqyrtimin e vendimit nr.108, datë 15.02.2019. të KPK-së për subjektin e rivlerësimit z.Hysni Demiraj,me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Vendim i KLP-se Nr 161 13.07.2020.

Për Emërimin e Znj Manjola Kajana si Prokurore në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Vendim Nr. 15/2020 i KPA-së datë 10.07.2020 (Juridiksion rivlerësimi)

Për shqyrtimin e vendimit nr. 162, datë 19.06.2019 të KPK-së për subjektin e rivlerësimit Znj. Manjola Kajana, prokurore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Vendim i KED-së Nr. 5, datë 10.07.2020

Për një ndryshim në vendimin nr. 1, datë 08.02.2019 të Këshillit për Emërime në Drejtësi “Për miratimin e rregullores së brendshme për funksionimin e Këshillit për Emërime në Drejtësi”, i ndryshuar.

Vendim i KED Nr. 6, datë 10.07.2020

“Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 4, datë 11.03.2019 të Këshillit për Emërime në Drejtësi “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar