Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KLGJ-së Nr. 244 datë 09.07.2020

Për hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për një pozicion të lirë në fushën e të drejtës penale

Vendim i KLGJ-së Nr. 245 datë 09.07.2020

Për hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për një pozicion të lirë në fushën e të drejtës administrative

Vendim i KLGJ-së Nr. 247 datë 09.07.2020

Për fillimin e procedurës së përshpejtuar të detyruar të vlerësimit etik dhe profesional viti kalendarik 2019, për gjyqtarët që kanë plotësuar kriteret ligjore të kandidimit për ngritje në detyrë në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatat e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Vendim i KLGJ-së Nr. 249 datë 09.07.2020

Për rihapjen e procedurës së komandimit të gjyqtarit në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura, nga radhët e gjyqtarëve, për komandim në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për shtatë pozicione të lira si inspektor

Vendim i KLGJ-së Nr. 250 datë 09.07.2020

Për rishpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandim në Ministrinë e Drejtësisë, kohëzgjatjen, kriteret dhe procedurën e komandimit

Vendim i KLGJ-së Nr. 253 datë 09.07.2020

Për rishikimin e buxhetit në sistemin gjyqësor, për vitin 2020, sipas aktit normativ nr.28 datë 02.07.2020