Vendim i KPK-së Nr: 145 datë 08.05.2019
Subjekti i rivlerësimit: Z. Apostol Prifti, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Me vendimin nr.84 te KLP-së datë 25.04.2019, KLP ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për pension.
KPK ka vendosur :
Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Apostol Prifti, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 27.05.2019.