Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KLP-se Nr.332, datë 19.12.2022

Për “Shpalljen e pesë vendeve vakante për procedurën e transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”

Vendim i KLP-se Nr.333, datë 19.12.2022

Për “Pezullimin e procedimit disiplinor të filluar ndaj magjistratit me detyrë, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë”

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 603, datë 19.12.2022.

Subjekti i rivlerësimit : Znj. Zeta Tërpollari, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

Procesi i rivlerësimit është ndërprerë për shkak të dorëheqjes së subjektit.

Vendim i KLP-se Nr.318, datë 16.12.2022

Për “Emërimin e Z. Altin Dumani si drejtues i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”

Vendim i KPA-së nr. 48/2022 (JR), datë 15.12.2022, përfshirë mendimin paralel, për subjektin e rivlerësimit z. Ervin Trashi.

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 257, datë 12.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Miranda Andoni.

Vendim i KPA-së nr. 47/2022 (JR), datë 14.12.2022, për subjektin e rivlerësimit z. Selim Kryeziu.

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 278, datë 22.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Selim Kryeziu.