Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 597, datë 12.12.2022.

Subjekti i rivlerësimit: Z. Kudusi Shahu, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Vendim i Gjykatës Kushtetuese nr. 38, datë 09.12.2022 (V-38/22).


Kërkuese: Shoqata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”

Subjekte të interesuara:
1. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
2. Këshilli i Ministrave
3. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
4. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
5. Avokati i Popullit

Objekti:
1. Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë më 25.04.2021.
2. Deklarimi i urdhrit nr. 219, datë 19.04.2021 “Për karantinimin e personave që vijnë në Republikën e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia” të ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Vendim i KPA-së Nr. 3/2022, datë 07.12.2022, me ankues Markelian Kuqo (Juridiksion Disiplinor).

ANKUES: MARKELIAN KUQO, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, asistuar me deklarim nga avokate Marçela Kuqo.
SUBJEKTE TË INTERESUARA:
- KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR, përfaqësuar me autorizim nga z. Qemal Zaimi;
- INSPEKTORI I LARTË I DREJTËSISË, përfaqësuar me autorizim nga znj. Isida Koka dhe znj. Alma Troshani.
OBJEKTI: Shfuqizimi i vendimit nr. 633, datë 10.12.2020, “Për caktimin e masës disiplinore ndaj gjyqtarit Markelian Kuqo”, të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Rivendosja e të drejtave të kufizuara prej kësaj vendimmarrjeje.

KPA ka vendosur: Mospranimin e ankimit të z. Markelian Kuqo, kundër vendimit nr. 633, datë 10.12.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktimin e masës disiplinore ndaj gjyqtarit Markelian Kuqo”.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 594, datë 6.12.2022.

Subjekti i rivlerësimit : Znj. Ida Ahmetlli, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Procesi i rivlerësimit është ndërprerë për shkak të dorëheqjes së subjektit.

Vendim i KPA-së nr. 46/2022 (JR), datë 01.12.2022, për subjektin e rivlerësimit znj. Shpresa Beçaj.

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 270, datë 03.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Shpresa Beçaj.

Vendim i KLP-se Nr.312, datë 30.11.2022

Për “Për një shtesë në vendimin nr. 95, datë 9.5.2022, “Për miratimin e Rregullores për Vlerësimin Etik dhe Profesional të Prokurorëve”, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”