Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 17.08.2020
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 17.08.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, me këtë rend dite:
1. Miratimi i procesverbaleve të përmbledhura të mbledhjeve të KED-së, të datave 10.07.2020 dhe 17.07.2020.
2. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e rishpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 21.08.2019 dhe Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019: - Regleta Panajoti.
3. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatit të mësipërm.
Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, si dhe përfaqësuesja e Presidentit të Republikës. Nuk mori pjesë në këtë mbledhje Avokati i Popullit apo subjektet e tjera.