Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 03.02.2020
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zhvilloi më datë 03.02.2020, mbledhjen e tij të radhës, me këtë rend dite:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.1, datë 08.02.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për miratimin e Rregullores së Brendshme për Funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për një shtesë në vendimin nr.2, datë 15.02.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për procedurën e shortit të caktimit të relatorëve për pozicionet vakante në çdo institucion”;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.4, datë 11.03.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.5, datë 02.04.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”;
5. Ngritjen e një grupi pune për hartimin e rregullores së brendshme lidhur me detyrat e këshilltarëve dhe personelit administrativ të Gjykatës së Lartë të caktuar për mbështetjen e veprimtarisë së Këshillit, për veprimet e ndryshme administrative, për krijimin dhe mbajtjen e regjistrave, dokumentacionit, protokollit, arkivave dhe për sistemin e administrimit të çështjeve, për të përmbushur angazhimin e deklaruar të KED-së 2019 në nenin 22 të Rregullores së Brendshme.