Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i KPA-së 24/10/2019

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.51/2019, datë 17.10.2019 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr.169, datë 26.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Regleta Panajoti.
Sot, në datën 24.10.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
- Kryesues: Ardian Hajdari
- Relator: Sokol Çomo
- Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Luan Daci

Njoftim për shtyp i KPA-së 24/10/2019

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ardian Hajdari, Ina Rama, Luan Daci anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 34/2018, datë 13.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 62, datë 03.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj.
Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin D, pika 1 dhe 3 të Aneksit të Kushtetutës, nenin 61, pika 3, si dhe nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi:
- Ndryshimin e vendimit nr. 62, datë 03.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 24.10.2019, në Tiranë.

Njoftim për shtyp i KPA-së 21/10/2019

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.2/2019, datë 08.01.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Ramadan Troci kundër vendimit nr. 77, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi në mënyre unanime:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 77, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ramadan Troci.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 21.10.2019.

Njoftim për shtyp i KPA-së 18/10/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, bazuar në nenin 65, pika 1 dhe 3 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, njofton subjektet pjesëmarrëse në procesin e çështjes (JR) 7/2019, datë 11.02.2019 që lidhet me subjektin e rivlerësimit Fatos Qato, se për shkak të pamundësisë së vëzhguesit ndërkombëtar për të marrë pjesë në proces në datën e njoftuar në shpalljen e mëparshme, do ta zhvillojë atë ditën e premte, në datën 08.11.2019, ora 11.00.
Trupi gjykues për gjykimin e çështjes (JR) 7/2019, datë 11.02.2019, për ankimin që subjekti i rivlerësimit Fatos Qato ka bërë kundër vendimit nr.87, datë 17.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, përbëhet nga:
- Kryesuese: Ina Rama
- Relatore: Natasha Mulaj
- Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë

Njoftim për shtyp i KPA-së 17/10/2019

Ditën e mërkurë, më datë 06.11.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.7/2019, datë 11.02.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Fatos Qato, kundër vendimit nr. 87, datë 17.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
- Kryesuese: Ina Rama
- Relatore: Natasha Mulaj
- Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Njoftim për shtyp i KPA-së 17/10/2019

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.50/2019, datë 14.10.2019 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr.190, datë 26.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ramiz Lala.
Sot, në datën 17.10.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
- Kryesues: Sokol Çomo
- Relator: Luan Daci
- Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz