Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i KPA-së 11/10/2019

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.47/2019, datë 03.10.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gurali Brahimllari kundër vendimit nr.166, datë 21.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 11.10.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
- Kryesuese: Natasha Mulaj
- Relator: Luan Daci
Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Njoftim për shtyp i KPA-së 10/10/2019

Ditën e mërkurë, më datë 30.10.2019, ora 09:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.32/2018, datë 12.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Ervin Metalla, kundër vendimit nr. 45, datë 23.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
- Kryesuese: Albana Shtylla
- Relatore: Rezarta Schuetz
- Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Njoftim për shtyp i KPA-së 08/10/2019

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Luan Daci relator, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.39/2018, datë 07.12.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Sotiraq Lubonja kundër vendimit nr. 68, datë 08.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66/1, pika “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyre unanime, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 68, datë 08.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Sotiraq Lubonja.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 08.10.2019.

Njoftim për shtyp i KPA-së 03/10/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 03.10.2019, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.34/2018, datë 13.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 62, datë 03.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj.

Njoftim për shtyp i KPA-së 01/10/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 01.10.2019, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.33/2018, datë 12.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 58, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi.

Njoftim për shtyp i KPA-së 01/10/2019

Ditën e hënë, më datë 21.10.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.2/2019, datë 08.01.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Ramadan Troci, kundër vendimit nr. 77, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
- Kryesues: Ardian Hajdari
- Relatore: Ina Rama
- Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.