Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i KPA-së 17/10/2019

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.49/2019, datë 09.10.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alketa Nushi kundër vendimit nr.172, datë 27.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 17.10.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
- Kryesuese: Ina Rama
- Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz

Njoftim për shtyp i KPA-së 17/10/2019

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.48/2019, datë 09.10.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Pasho kundër vendimit nr.147, datë 16.05.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 17.10.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
- Kryesues: Ardian Hajdari
- Relatore: Natasha Mulaj
- Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo

Njoftim për shtyp i KPA-së 16/10/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 16.10.2019, ora 12:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.33/2018, datë 12.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 58, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi.
Gjate seancës së sotme gjyqësore, palët debatuan lidhur me vlerën provuese të një dokumentacioni të deklasifikuar, i cili u vendos të merrej si provë në seancën paraardhëse. Trupi gjykues, pasi i bëri disa pyetje subjektit të rivlerësimit, vendosi t’i kërkojë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë si dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, informacione shtesë, të cilat i konsideroi të nevojshme për çështjen.
Duke pasur në konsideratë kohën që i duhet institucioneve të kthejnë përgjigje për kërkesat, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 04.11.2019, ora 10.00.

Njoftim për shtyp i KPA-së 16/10/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 16.10.2019, ora 09:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.34/2018, datë 13.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 62, datë 03.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj.

Njoftim për shtyp i KPA-së 14/10/2019

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.6/2019, datë 07.02.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Artur Selmani kundër vendimit nr. 82, datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyre unanime, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 82, datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Artur Selmani.
- Ky vendim është përfundimtar me efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 14.10.2019.

Njoftim për shtyp i KPA-së 11/10/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 11.10.2019, ora 11:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.34/2018, datë 13.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 62, datë 03.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj.