Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i KPA-së 30/09/2019

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.46/2019, datë 25.09.2019 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr.161, datë 18.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Kastriot Selita.
Sot, në datën 30.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
- Kryesuese: Albana Shtylla
- Relatore: Ina Rama
- Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

Njoftim për shtyp i KPA-së 27/09/2019

Ditën e hënë, më datë 14.10.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.6/2019, datë 07.02.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Artur Selmani, kundër vendimit nr. 82, datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
- Kryesuese: Albana Shtylla
- Relatore: Natasha Mulaj
- Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Njoftim për shtyp i KPA-së 26/09/2019

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.45/2019, datë 23.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Enkeledi Hajro kundër vendimit nr.154, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 26.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
- Kryesuese: Ina Rama
- Relatore: Natasha Mulaj
- Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Rezarta Schuetz

Njoftim për shtyp i KPA-së 25/09/2019

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.44/2019, datë 18.09.2019 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr.162, datë 19.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Manjola Kajana.
Sot, në datën 25.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
- Kryesuese: Natasha Mulaj
- Relator: Luan Daci
- Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Njoftim për shtyp i KPA-së 25/09/2019

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.43/2019, datë 18.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Cena kundër vendimit nr.160, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 25.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
- Kryesues: Luan Daci
- Relator: Ardian Hajdari
- Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

Njoftim për shtyp i KPA-së 25/09/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 25.09.2019, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.34/2018, datë 13.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 62, datë 03.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj.
Subjekti i rivlerësimit nuk ishte i pranishëm në këtë seancë gjyqësore për shkaqe shëndetësore, për të cilat, paraqiti një raport mjekësor. Subjekti i rivleresimit, nëpërmjet një kërkese me shkrim i kërkoi trupit gjykues shtyrjen e seancës.
Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore në datën 03.10.2019, ora 10:00.