Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i KPA-së 24/07/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 24 korrik 2019, ora 13:30, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.36/2018, datë 04.12.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 61, datë 02.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentjan Osmani.

Njoftim për shtyp i KPA-së 24/07/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 24 korrik 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.35/2018, datë 23.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, si dhe ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Valbona Bala (Pajo), kundër vendimit nr. 65, datë 13.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që ka vendosur nderprerjen e procesit te rivleresimit per subjektin e rivlerësimit Valbona Bala (Pajo).

Njoftim për shtyp i KPA-së 23/07/2019

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.33/2019, datë 15.07.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dritan Seci kundër vendimit nr.114, datë 11.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 23.07.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
- Kryesues: Luan Daci
-Relator: Ardian Hajdari
- Anëtarë: Natasha Mulaj, Sokol Çomo, Rezarta Schuetz

Njoftim për shtyp i KPA-së 23/07/2019

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.34/2019, datë 18.07.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Albina Spaha kundër vendimit nr.139, datë 15.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 23.07.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
- Kryesues: Albana Shtylla
- Relator: Rezarta Schuetz
- Anëtarë: Natasha Mulaj, Luan Daci, Ina Rama

Njoftim për shtyp i KPA-së 22/07/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 22 korrik 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.30/2018, datë 06.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 43, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Nertina Kosova.
Gjatë parashtrimit të konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik deklaroi se të gjitha shkaqet e ankimit të ngritura prej tij, gjetën përgjigje në provat e depozituara nga subjekti i rivlerësimit gjatë procesit në Kolegj dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.43, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por me një arsyetim ndryshe nga ai i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Subjekti i rivlerësimit, znj.Kosova, parashtroi konkluzionet përfundimtare, duke kërkuar lënien në fuqi të vendimit nr.43, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar për çështjen, të cilin do ta shpallë më datë 26.07.2019, ora 09.00.

Njoftim për shtyp i KPA-së 19/07/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 19.07.2019, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.34/2018, datë 13.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 62, datë 03.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj.