Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i KPA-së 25/09/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 25.09.2019, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.34/2018, datë 13.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 62, datë 03.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj.
Subjekti i rivlerësimit nuk ishte i pranishëm në këtë seancë gjyqësore për shkaqe shëndetësore, për të cilat, paraqiti një raport mjekësor. Subjekti i rivleresimit, nëpërmjet një kërkese me shkrim i kërkoi trupit gjykues shtyrjen e seancës.
Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore në datën 03.10.2019, ora 10:00.

Njoftim për shtyp i KPA-së 25/09/2019

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.42/2019, datë 17.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fuat Vjerdha kundër vendimit nr.155, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 25.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
- Kryesues: Ardian Hajdari
- Relatore: Ina Rama
- Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Njoftim për shtyp i KPA-së 23/09/2019

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Luan Daci kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.1/2019, datë 08.01.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Alma Liçaj kundër vendimit nr. 78, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi në mënyre unanime:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 78, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Alma Liçaj.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.09.2019.

Njoftim për shtyp i KPA-së 20/09/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 20.09.2019, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.33/2018, datë 12.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 58, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi.

Njoftim për shtyp i KPA-së 19/09/2019

Ditën e martë, më datë 08.10.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.39/2018, datë 07.12.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Sotiraq Lubonja, kundër vendimit nr. 68, datë 08.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
- Kryesuese: Ina Rama
- Relator: Luan Daci
- Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Njoftim për shtyp i KPA-së 16/09/2019

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Albana Shtylla relatore, Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.31/2018, datë 06.11.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Bujar Hoti kundër vendimit nr. 64, datë 10.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi në mënyre unanime:
- Lënien në fuqi të vendimit nr.64, datë 10.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Bujar Hoti.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 16.09.2019.