Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i KPA-së 16/07/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 15 korrik 2019, ora 13:30, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.36/2018, datë 04.12.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 61, datë 02.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentjan Osmani. Gjatë seancës së sotme, Komisioneri Publik u shpreh lidhur me përmbajtjen e provave, ndërsa subjekti i rivlerësimit deklaroi se i qëndron kundërshtimeve ndaj ankimit të Komisionit Publik, të parashtruara seancën paraardhëse.
Trupi gjykues i vuri në dispozicion Komisionerit Publik dhe subjektit të rivlerësimit të dhënat e aksesuara nga sistemi TIMS dhe informacionin që Prokuroria e Përgjithshme i dërgoi zyrtarisht Kolegjit, me kërkesë të këtij të fundit, në funksion të hetimit mbi një denoncim. Pasi u njoh me këto informacione, Komisioneri Publik deklaroi se denoncimi nuk është i bazuar në fakte, pasi asnjë e dhënë e tij nuk përkon me të dhënat e ardhura në rrugë institucionale. Nga ana e tij, subjekti i rivlerësimit i qëndroi kërkesës për kryerjen nga ana e Kolegjit të një analize financiare bazuar në provat e depozituara.
Trupi gjykues vendosi se do të kryejë analizë financiare në funksion të zgjidhjes së çështjes, duke konsideruar dhe vlerësuar të gjitha provat e administruara në këtë proces. Trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor dhe i ftoi palët të parashtrojnë konkluzionet përfundimtare në seancën e datës 24.07.2019, ora 13.30.

Njoftim për shtyp i KPA-së 16/07/2019

Ditën e martë, më datë 16.07.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr.37/2018, datë 04.12.2018 për ankimin që subjekti i rivlerësimit Dritan Rreshka ka bërë kundër vendimit nr.55, datë 31.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Për arsye objektive, seanca u ndërpre në orën 19.00 dhe u shty për në datën 17.07.2019, në orën 08.00.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Albana Shtylla
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë

Njoftim për shtyp i KPA-së 15/07/2019

Ditën e martë, më datë 03.09.2019, ora 11:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 33/2018, datë 12.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 58, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Sokol Çomo
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë

Njoftim për shtyp i KPA-së 12/07/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 12 korrik 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.30/2018, datë 06.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 43, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Nertina Kosova.
Gjatë seancës së sotme gjyqësore, trupi gjykues i vuri në dispozicion subjektit të rivlerësimit dhe Komisionerit Publik analizën financiare të përgatitur me kërkesë të Komisionerit Publik, nga Njësia e Shërbimit Ligjor pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Për t’i lënë kohë subjektit të rivlerësimit, znj.Kosova dhe Komisionerit Publik të shprehen lidhur me këtë analizë, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 19.07.2019, ora 08:00.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Njoftim për shtyp i KPA-së 11/07/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 11 korrik 2019, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.36/2018, datë 04.12.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 61, datë 02.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentjan Osmani.

Njoftim për shtyp i KPA-së 10/07/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 10 korrik 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.23/2018, datë 19.10.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 46, datë 24.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Xhezair Zaganjori.