Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i KPA-së 13/09/2019

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Luan Daci relator, Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 29/2018, datë 05.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 60, datë 01.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentian Medja.
Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 60, datë 01.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Gentian Medja.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 13.09.2019.

Njoftim për shtyp i KPA-së 10/09/2019

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.41/2019, datë 06.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Eugen Beçi kundër vendimit nr.171, datë 26.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 10.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
- Kryesuese: Natasha Mulaj
- Relatore: Albana Shtylla
- Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Sokol Çomo

Njoftim për shtyp i KPA-së 10/09/2019

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.40/2019, datë 04.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjana Fullani kundër vendimit nr.186, datë 23.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 10.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
- Kryesuese: Albana Shtylla
- Relatore: Natasha Mulaj
- Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Njoftim për shtyp i KPA-së 10/09/2019

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.39/2019, datë 04.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Evelina Qirjako kundër vendimit nr.178, datë 08.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 10.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
- Kryesues: Sokol Çomo
- Relator: Luan Daci
- Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz

Njoftim për shtyp i KPA-së 10/09/2019

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.38/2019, datë 04.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Idriz Mulkurti kundër vendimit nr.159, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 10.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
- Kryesuese: Ina Rama
- Relatore: Rezarta Schuetz
- Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo

Njoftim për shtyp i KPA-së 09/09/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 09.09.2019, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.29/2018, datë 05.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 60, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentian Medja.