Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 23 Korrik 2020
Sot me datë 23.07.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme. Më konkretisht:
Këshilli vendosi hapjen e procedurës së komandimit në pozicionin e ndihmësmagjistratit në Gjykatën e Lartë dhe shpalljen e kërkesës për 5 (pesë) kandidatura nga radhët e gjyqtarëve.