Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 18 Qershor 2020
Sot me datë 18.06.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme.
Në funksion të plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe atë të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Këshilli miratoi vendimet për plotësimin e katër kritereve për ngritjen në detyrë në këto gjykata nga kandidatët z. Erjon Çela, znj. Miliana Muça, znj. Daniela Shirka dhe znj. Iliriana Olldashi si dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit të tyre.