Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 19 Shtator 2022
Ndër vendimet e marra sot nga Këshilli ishte edhe miratimi për kualifikimin për emërim dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor të z. Agim Korçari, për pozicionin e këshilltarit ligjor pranë Gjykatës së Lartë; miratimi për kualifikimin për emërim dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor të z. Leonard Kryeziu, për pozicionin e këshilltarit ligjor pranë Gjykatës së Lartë, si dhe miratimi për kualifikimin për emërim dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor të z. Alfred Gjonpali, për pozicionin e këshilltarit ligjor pranë Gjykatës së Lartë.
Këshilli i mbledhur në seancë plenare vendosi edhe për kualifikimin për emërim në shërbimin civil gjyqësor të znj. Klaida Muçaj, për pozicionin e ndihmësit ligjor pranë Gjykatave të Apelit.
Këshilli i Lartë Gjyqësor shqyrtoi dhe më pas miratoi projektaktin për transferimin e selisë së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, në selinë e Gjykatës së Apelit Durrës.
Mbledhja e Këshillit vijoi me shqyrtimin dhe miratimin e projektaktit për rishpërndarjen (transferimin) e fondeve buxhetore në programin 03310 Buxheti Gjyqësor, në shpenzime korrente, për vitin buxhetor 2022.
Këshilli miratoi gjithashtu një ndryshim në vendimin nr. 503, datë 25.10.2021 “Mbi transferimin e automjeteve të reja dhe atyre në përdorim, në sistemin gjyqësor” .
KLGJ vendosi, ndër të tjera, rishpërndarjen (transferimin) e fondeve buxhetore në programin 03310 Buxheti Gjyqësor, në shpenzime kapitale (investime), për vitin buxhetor 2022.
Në respektim të dispozitave ligjore, Këshilli vendosi për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit z. Adrian Shega në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës.
Gjithashtu Këshilli shqyrtoi dhe miratoi vendimin për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit z. Artur Prenga në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë.