Njoftim për shtyp i IKP-së datë 03.10.2019
Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ka ushtruar ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit
pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 190, datë 26.7.2019, të Komisionit të Pavarur
të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Ramiz Lala, Kryetar i Gjykatës Administrative të
Shkallës së Parë, Gjirokastër.
Komisioneri Publik, mbështetur në kompetencën e tij ligjore, nga shqyrtimi i vendimit nr. 190,
datë 26.7.2019, dhe i akteve në dosje të Komisionit, referuar dhe përmbajtjes së një materiali
informues/denoncues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në lidhje me kriterin e
vlerësimit të aftësive profesionale, material i depozituar pranë Komisionerit Publik pas marrjes
së vendimit nga ana e Komisionit, vlerëson se provat e administruara nuk janë të mjaftueshme
për vlerësimin tërësor të procedurave për subjektin e rivlerësimit, z. Ramiz Lala.