Njoftim për shtyp i IKP-së datë 04.02.2020
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi
gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 63, datë 6.8.2018, të Komisionit të Pavarur të
Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, z. Arben Dollapaj, prokuror në Prokurorinë
pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Gjatë seancës gjyqësore, Komisioneri Publik parashtroi qëndrimin për vlerën provuese të akteve
të administruara pas çeljes së hetimit gjyqësor nga trupi gjykues dhe të atyre shtesë, që u
paraqitën nga subjekti i rivlerësimit në seancën e mëparshme.