Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 11.08.2020

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 269, datë 1.7.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Valdete Hoxha, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin nr. 269, datë 1.7.2020, konstaton se përfundimet e arritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Valdete Hoxha, janë rrjedhojë e një vlerësimi jo të drejtë të provave dhe të një hetimi jo të plotë dhe shterues administrativ.

Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që të riçelë hetimin gjyqësor për të tria kriteret e rivlerësimit, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 30.07.2020

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit kundër vendimit nr. 169, datë 26.6.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Regleta Panajoti, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi:
1. Prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 169, datë 26.6.2019, për subjektin e rivlerësimit znj. Regleta Panajoti.
2. Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit znj. Regleta Panajoti.
3. Ndalimin e emërimit të znj. Regleta Panajoti gjyqtar/prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15- vjeçare.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 30.07.2020

Në datën 10.7.2020, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Alkelina Gazidedja, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit.
Sot, më datë 30.7.2020, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit, znj. Alkelina Gazidedja.
Komisionerët Publikë, pasi të njoftohen me shkrim për vendimin nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Ky vendim ende nuk është njoftuar.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 27.07.2020

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr.103, datë 5.2.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Donika Prela, magjistrate/prokurore, në atë kohë drejtuese e Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Trupi gjykues, gjatë verifikimit të paraqitjes së palëve, konstatoi mungesën e subjektit të rivlerësimit. Subjekti i rivlerësimit, nëpërmjet bashkëshortit të saj, i paraqiti trupit gjykues kërkesën për shtyrje të seancës për shkaqe shëndetësore, bashkë me një raport mjekësor për pushim 14-ditor

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 24.07.2020

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 257, datë 12.6.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Miranda Andoni, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin nr. 257, datë 12.6.2020, vlerëson se përfundimet e arritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Miranda Andoni, nuk gjejnë mbështetje në prova dhe në ligjin e zbatueshëm, si dhe nuk bazohen në një hetim të gjithanshëm, të plotë dhe shterues.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 22.07.2020

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku nisi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 112, datë 4.3.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Dritan Peka, prokuror, Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Në çelje të seancës, përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit parashtroi kërkesën për riçelje të hetimit administrativ dhe marrjen e provave të reja në funksion të ankimit të Komisionerit Publik.