Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 11.12.2020

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 286, datë 04.08.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Genti Shala, magjistrat/gjyqtar, Gjykata e Apelit Tiranë.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 03.12.2020

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 316, datë 17.11.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z.Ibrahim Hoxha, ish-gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Njoftim për mosankimin e vendimit nr. 308, datë 14.10.2020, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit znj. Pranvera Pustina

Në zbatim të dispozitave të nenit 179/b, pika 5, të Kushtetutës, nenit C, pika 2, nenit F, pika 2, të aneksit të Kushtetutës, nenit 63 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe nenit 15 të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, pas shqyrtimit të vendimit nr. 308, datë 14.10.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Pranvera Pustina, Institucioni i Komisionerëve Publikë njofton se nuk është ushtruar ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Njoftim për mosankimin e vendimit nr. 293, datë 10.9.2020, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Artur Gaxha

Në zbatim të dispozitave të nenit 179/b, pika 5, të Kushtetutës, nenit C, pika 2, nenit F, pika 2, të aneksit të Kushtetutës, nenit 63 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe nenit 15 të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, pas shqyrtimit të vendimit nr. 293, datë 10.9.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Artur Gaxha, Institucioni i Komisionerëve Publikë njofton se nuk është ushtruar ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Njoftim për mosankimin e vendimit nr. 283, datë 29.7.2020, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit znj. Altina Nasufi

Në zbatim të dispozitave të nenit 179/b, pika 5, të Kushtetutës, nenit C, pika 2, nenit F, pika 2, të aneksit të Kushtetutës, nenit 63 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe nenit 15 të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, pas shqyrtimit të vendimit nr. 283, datë 29.7.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Altina Nasufi, Institucioni i Komisionerëve Publikë njofton se nuk është ushtruar ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 18.11.2020

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 187, datë 24.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z.Elvin Gokaj, prokuror/në atë kohë Drejtues i Prokurorisë së Apelit, Shkodër. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, të ankimit të Komisionerit Publik, vendosi: