Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 22.10.2020

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 112, datë 04.03.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z.Dritan Peka, prokuror, Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 21.10.2020

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 187, datë 24.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z.Elvin Gokaj, prokuror / në atë kohë Drejtues i Prokurorisë së Apelit, Shkodër.

Komisioneri Publik, z. Florian Ballhysa, njoftoi trupin gjykues se Komisioneri Publik, z. Darjel Sina, i cili ka ushtruar ankim ndaj vendimit të mësipërm, e kishte të pamundur pjesëmarrjen në seancë për arsye objektive dhe se, nëpërmjet email-it, e kishte vënë në dijeni Kolegjin, duke i kërkuar edhe shtyrjen e seancës, në një kohë të përshtatshme.

Kryesuesja e trupit gjykues konfirmoi marrjen e email-it dhe, pasi përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit shprehu dakordësinë, lidhur me kërkesën e Komisionerit Publik, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës për në datën 2.11.2020, ora 10:00.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 08.10.2020

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 112, datë 04.03.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z.Dritan Peka, prokuror, Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Trupi gjykues, pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, njoftoi se seanca për shpalljen e vendimit përfundimtar do të mbahet më datë 22.10.2020, ora 13:00.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 05.10.2020

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 264, datë 17.6.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Elona Toro, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin nr. 264, datë 17.6.2020, konstaton se përfundimet e arritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Elona Toro, janë rrjedhojë e një hetimi jo të plotë administrativ.

Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që të riçelë hetimin gjyqësor.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 02.10.2020

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 112, datë 4.3.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Dritan Peka, prokuror, Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Trupi gjykues, me vendim të ndërmjetëm, pasi administroi provat e reja, të depozituara nga subjekti i rivlerësimit, deklaroi mbylljen e hetimit gjyqësor dhe ftoi palët për paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare më datë 8.10.2020, ora 10:00.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 25.09.2020

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr.103, datë 5.2.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Donika Prela, magjistrate/prokurore, në atë kohë drejtuese e Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, të ankimit të Komisionerit Publik, vendosi:

- Ndryshimin e vendimit nr. 103, datë 5.2.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Donika Prela dhe shkarkimin e saj nga detyra.