Njoftime Publike

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 28.12.2020

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 28.12.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, duke iu përmbajtur rendit të ditës:
1.Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
2.Miratimi e ekspertit për vlerësimin e nivelit të zotërimit të gjuhës së huaj (atë angleze), të deklaruar nga kandidati i lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 23.12.2020

Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, së kandidaturës së Zj. Zhaklina Peto, për shkak të tërheqjes nga kandidimi, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 20.10.2020

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, të përfaqësuesit të Avokatit të Popullit, si dhe të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, ditën e sotme 20.10.2020, zhvilloi mbledhjen e radhës me këtë rend dite;

1. Zhvillimi i procedurës së shortit për caktimin e anëtarit relatorë për ndjekjen e proçedurave të verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve per vendin vakant , vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur përsëri nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11742 datë 24.09.2020, për shkak të mbarimit parakohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Imeraj.

2. Gjithashtu, po sot është hedhur shorti edhe për caktimin e anetarit relator per ndjekjen e procedurave te verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve per vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 28.08.2018, rishpallur në datën 21.08.2019 dhe rishpallur përsëri nga Kuvendi i Republikës me datë 24.09.2020, për shkak të mbarimit parakohe të mandatit të gjyqtarit Fatos Lulo.

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për mbledhjen e datës 20.10.2020

Ditën e martë, datë 20.10.2020, ora 14.00, thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite:

1. Zhvillimi i proçedurës së shortit për caktimin e anëtarit relatorë për ndjekjen e proçedurave të verifikimit, vlerësimit , pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve per vendin vakant , vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese , shpallur në datën 07.02.2018 , rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur përsëri nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11742 date 24.09.2020 , për shkak te mbarimit parakohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Imeraj.

2. Te tjera .

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 09.10.2020

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 05.10.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, unanimisht vendosi:

A. Lejimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese :

1.Sonila Bejtja, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

B . Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:

1.Eugen Papandile, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për mbledhjen e datës 09.10.2020

Ditën e premte, datë 09.10.2020, ora 14.00, thirret mbledhja e radhës e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite:

1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

- Eugen Papandile.
- Sonila Bejtja.


2. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm.