Procesverbale të mbledhjeve

Mbledhja Plenare NR.20 e KLP-së datë 05 Korrik 2019, Ora 12:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorët subjekt rivlerёsimi, pёr dy prokuror.
2. Miratimi i detyrave dhe pёrgjegjёsive pёr pozicionet;
- Keshilltar / Drejtoria- Njesia e Mbёshtetjes sё Komisioneve
- Keshilltar/Drejtoria-Njësia e Shërbimeve të Përgjithshme ligjore
3. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)
- Diskutime lidhur me draft rregulloren “Pёr procedurёn e verifikimit tё kushteve dhe kritereve ligjore pёr rekrutimin dhe emёrimin e kandidatёve pёr prokuror.’
- Diskutime lidhur me procedurat e rekrutimit pёr nёpunёsit e administratёs sё Këshillit tё Lartë tё Prokurorisё
- Projekt-vendim me anё tё cilit kёrkohet informacion shtesё nga institucionet shtetёrore, nё kuadёr tё vlerёsimit pёr kandidatin pёr Prokuror tё Pёrgjithshёm Z.Lulёzim Alushaj.
- Diskutime pёr interpretimin e rregullores “Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” pёrsa i pёrket publikimit tё regjistrimeve tё seancave tё intervistave me kandidatёt pёr prokuror në Prokurorinë e Posaçme.

Mbledhja Plenare NR.18 e KLP-së datë 27 Qershor 2019, Ora: 12:00

Rendi i ditës:
1. Miratimin e projekt–aktit për caktimin e përkohshёm tё njё prokurori në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukё.
2. Miratimi i projekt–aktit për shtyrjen e afatit tё caktimit të përkohshëm të prokurores Znj.Violeta Shkurta, nё funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
3. Miratimi i projekt–aktit për shtyrjen e afatit tё caktimit të përkohshëm të prokurorit Z. Arben Dyla nё funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.
4. Miratimi i projekt–aktit për shpalljen e vendeve te lira nё prokuroritё e juridiksionit tё pёrgjithshёm tё shkallёs sё parё pёr tё emёruarit si prokurorё.
5. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)

Mbledhja Plenare NR.17 e KLP-së datë 17 Qershor 2019, Ora: 13:00

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i dokumentave të dorëzuara nga kandidatët dhe nga institucionet përkatëse për verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë.
2. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)

Mbledhja Plenare NR.16 e KLP-së datë 12 Qershor 2019, Ora: 10:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorët subjekt rivleresimi.
2. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)

Mbledhja Plenare NR.15 e KLP-së datë 21 Maj 2019, Ora: 13:00

Rendi i ditës:
1. Miratimin e caktimit tё përkohshёm tё një prokurori në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastёr.
2. Miratimi i projekt–aktit për shtyrjen e afatit tё caktimit të përkohshëm të prokurorit Z.Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ne funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.
3. Miratimi i projekt–aktit për shtyrjen e afatit tё caktimit të përkohshëm të prokurores Znj.Rozeta Qirjaqi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, ne funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçё.
4. Miratimi i projekt–aktit për shtyrjen e afatit tё caktimit të përkohshëm të prokurores Znj.Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallёs sё parё Korçë, ne funksionin e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçё.
5. Miratimi i projekt- vendimit pёr caktim nё detyrё tё prokurores Denisa Asko.
6. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)

Mbledhja Plenare NR.14 e KLP-së datë 13 Maj 2019, Ora: 14:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorët subjekt rivleresimi.
2. Miratimi i projekt- vendimit për Rregulloren “Për pagesat e prokurorëve jashtë orarit zyrtar”
3. Miratimi i projekt-vendimit pёr njё ndryshim nё Rregulloren “Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.
4. Shqyrtimi i projekt -aktit për angazhimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj në veprimtari jashtë funksionit ( mёsimdhёnie).
5. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje).