Procesverbale të mbledhjeve

Mbledhja Plenare NR.26 e KLP-së datë 02 Shtator 2019, Ora 10:00

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projekt–vendimit për miratimin e rishikimit tё projekt-buxhetit afatmesёm 2020-2022( faza teknike) tё Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Mbledhja Plenare NR.25 e KLP-së datë 02 Gusht 2019, Ora 11:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projekt-aktit pёr mbarimin e mandatit të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z. Gentjan Osmani.

Mbledhja Plenare NR.24 e KLP-së datë 25 Korrik 2019, Ora 13:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projekt-aktit pёr caktimin e përkohshёm tё prokurorit Brahim Dragjoshi në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodёr.
2. Miratimi i projekt-aktit të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Arens Çela
3. Miratimi i projekt-aktit të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Kleanthi Zeka
4. Të tjera (pyetje, përgjigje)

Mbledhja Plenare NR.23 e KLP-së datë 22 Korrik 2019, Ora 10:00

Rendi i ditës:
1. Miratimin e caktimit tё përkohshёm tё një prokurori në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorё.
2. Miratimin i projekt–vendimit për caktimin e përkohshëm të prokurorit -------------- prokuror nё Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranё nё pozicionin e prokurorit nё Prokurorinё pranё Gjykatёs sё Apelit tё Krimeve tё Rёnda.
3. Miratimin i projekt–vendimit për caktimin e përkohshëm të prokurorit ------------------ ------prokuror nё Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastёr në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastёr.
4. Miratimi i projekt–vendimit për caktimin e përkohshëm të prokurorit ------------------, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ne funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.
5. Miratimi i projekt–vendimit për caktimin e përkohshëm të prokurorit-------------------, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, ne funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçё.
6. Miratimi i projekt–vendimit për caktimin e përkohshëm të prokurorit---------------, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallёs sё parё Korçë, ne funksionin e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçё.
7. Shqyrtimi i kёrkesave dhe miratimi i projekt-vendimeve pёr caktimin nё detyrё tё Znj. Edlira Bako.
8. Shqyrtimi i kёrkesave dhe miratimi i projekt-vendimeve pёr caktimin nё detyrё tё Znj. Pranvera Gruda.
9. Miratimi i detyrave dhe pёrgjegjёsive pёr njёsitё organizative tё administratёs dhe tё pozicioneve individuale.
10. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje).

Mbledhja Plenare NR.22 e KLP-së datë 16 Korrik 2019, Ora 11:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projekt-vendimit “Pёr miratimin e listёs me renditjen e kandidatёve pёr prokurorё nё Prokurorinё e Posaçme”.
2. Miratimi i projekt-vendimeve pёr ndёrprerjen e caktimit tё përkohshёm tё drejtuesve tё prokurorive si mё poshtё;
- Z.Ylli Pjetёrnikaj në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallёs sё Parё Shkodёr
- Z.Ardian Ylli në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallёs sё Parё Vlorё
- Z.Milan Laskaj në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallёs sё Parё Lezhё
- Z.Hysni Vata në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallёs sё Parё Mat
- Z.Hysen Keta në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallёs sё Parё Pёrmet
3. Miratimi i projekt-vendimeve pёr caktimin e përkohshёm
4. Miratimi i projekt-aktit të vlerësimit në kuadër të rivleresimit kalimtar për prokurorin Maksim Sota.
5. Miratimi i projekt-vendimit pёr pezullimin nga detyra tё prokurorit Spartak Çoçoli, prokuror nё Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallёs sё Parё Gjirokastёr, i cili ёshtё marrё i pandehur, nёn akuzёn pёr kryerjen e veprёs penale”Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarёve tё tjerё tё drejtёsisё”.
6. Miratimi i projekt-vendimit pёr mbarimin e statusit tё prokurorit Frederik Laloshi, prokuror nё Prokurorinë pranë Gjykatës sё Shkallёs sё Parё Shkodёr pёr efekt tё mbushjes sё moshёs pёr pension pleqёrie.
7. Miratimi i projekt-vendimit pёr caktimin nё detyrё tё magjistrates Znj. Edlira Bako dhe Znj. Pranvera Gruda.
8. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)

Mbledhja Plenare NR.21 e KLP-së datë 12 Korrik 2019, Ora 14:30

Rendi i ditës:
1. Miratimi i raporteve të verifikimit tё pasurisё dhe figurёs, pёr tё diplomuarit nё Shkollёn e Magjistraturёs nё vitin 2018.
2. Miratimi i projekt-akteve pёr emёrimin si prokurorё dhe caktimin nё pozicion tё prokurorёve:
- Znj. Eliora Elezi
- Znj. Erida Visoçi
- Znj. Mediana Meta
- Z. Françesk Ganaj
- Znj. Odeta Todorushi
- Znj. Albjona Papajani
3. Miratimi i projekt-aktit pёr caktimin e përkohshёm tё prokurorit Gjon Fusha në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastёr.
4. Miratimi i projekt-aktit pёr caktimin e përkohshёm tё prokurorit --------------në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrёs.
5. Miratimi i projekt-aktit pёr caktimin e përkohshёm tё prokurorit ----------në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallёs sё Parё Durrёs.
6. Miratimi i projekt-aktit pёr caktimin e përkohshёm tё prokurorit ---------------në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallёs sё Parё Sarandё .
7. Miratimi i detyrave dhe pёrgjegjёsive pёr pozicionet:
- Këshilltar / Njësia e Mbёshtetjes sё Komisioneve;
- Këshilltar/ Njësia e Shërbimeve të Përgjithshme Ligjore;
8. Diskutimi i propozimit tё Komisionit tё Karrierës për mbarimin e caktimit të përkohshëm të drejtuesve të prokurorive të cilët nuk përmbushin kriteret e parashikuara në Rregulloren “Për caktimin e përkohshëm të prokurorëve”
9. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)