Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 18 Shtator 2020
Për kandidaturat e paraqitura në procedurën e komandimit në pozicionin e ndihmësmagjistratit në Gjykatën e Lartë
Për kandidaturat e paraqitura në procedurën e komandimit në pozicionin e ndihmësmagjistratit në Gjykatën e Lartë
Sot me datë 14.09.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme. Më konkretisht:
Në funksion të plotësimit të korpusit të akteve nënligjore të autorizuara nga ligji, Këshilli miratoi rregulloren për procedimin displinor të magjistratit, organizimin dhe funksionimin e Komisionit Disiplinor dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, në një procedurë disiplinore. Kjo rregullore është ndër aktet më të rëndësishme të miratuara nga Këshilli e cila do mundësojë zhvillimin e procedimit disiplinor të magjistratit mbi baza ligjore, transparente, të paanshme, mbrojtjen e figurës dhe integritetit të magjistratit nga akuzat e pabaza si dhe informimin e publikut për akuzat e provuara ndaj tij.
Në vijim të mbledhjes Këshilli vendosi fillimin e procedurës së përshpejtuar të detyruar të vlerësimit etik dhe profesional viti kalendarik 2019, për 9 gjyqtarët që kanë plotësuar kriteret ligjore të kandidimit për ngritjen në detyrë në disa gjykata të apelit të vendit si dhe Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe atë të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, priti sot në një takim ambasadoren e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, SH.S.Znj. Guusje Korthals Altes
Sot me datë 10.09.2020, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, u organizua ceremonia e betimit të tetë (8) anëtarëve të rinj të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, përzgjedhur nga shorti publik i datës 8 shtator 2020. Në fjalën e saj përshëndetëse znj. Naureda Llagami, Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndër të tjera shprehu rëndësinë që ka krijimi i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, pasi trupa e gjyqtareve te perzgjedhur kanë kaluar me sukses proçesin e rivlerësimit kalimtar, duke garantuar integritet të lartë moral dhe etik.
Sot me datë 10.09.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme. Më konkretisht:
Këshilli miratoi verifikimin e plotësimit të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në gjykatat e apelit dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit, për gjyqtarët z. Ilir Përdeda, z. Erjon Bani, znj. Marsela Pepi, znj. Ornela Naqellari dhe z. Florjan Kalaja.
Më tej, Këshilli miratoi caktimin në pozicion, në mënyrë të përhershme, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të gjyqtarit z. Sandër Simoni.
Për rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, gjithsej për dy pozicione të lira.