Njoftim për shtyp i IKP-së datë 01.02.2019
Në datë 20.12.2018, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i
Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Adnan Kosova,
prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Vendimi nr. 90, datë 20.12.2018, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në
detyrë të prokurorit Adnan Kosova, iu njoftua Komisionerëve Publikë më datë 30.1.2019.
Sot, më datë 1.2.2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve
Publikë rekomandimin për të ankimuar këtë vendim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.