Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 20.03.2019

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit kundër vendimit nr. 47, datë 25.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, z. Astrit Faqolli, magjistrat/gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

Komisioneri Publik gjatë parashtrimeve për aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit, i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të refuzojë administrimin e tyre si prova, për zvarritje të qëllimshme të gjykimit, në referencë të nenit 49, pika 6, shkronja ç e ligjit nr. 84/2016.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 11.03.2019

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit kundër vendimit nr. 32, datë 5.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, znj. Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në nisje të seancës, njoftoi palët për depozitimin e dy dokumenteve të siguruara nga subjekti i rivlerësimit, lidhur me pagesën e taksave dhe mospasjes së detyrimeve financiare ndaj shtetit italian dhe të tretëve, të personave të cilësuar të lidhur me të, referuar juridiksionit të rivlerësimit

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 07.03.2019

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku u shqyrtua ankimi kundër vendimit nr. 47, datë 25.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, z. Astrit Faqolli, magjistrat/gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

Komisioneri Publik në parashtrimet e çështjes njohu Trupën Gjykuese me shkaqet e ankimit të vendimit, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, që në vlerësimin e Komisionerit Publik është dhënë në interpretim të gabuar të ligjit dhe të provave të administruara gjatë hetimit administrativ.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 28.02.2019

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit kundër vendimit nr. 42, datë 18.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit znj. Antoneta Sevdari, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, aktualisht anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, deklaroi se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë dhe se, nga vlerësimi tërësor i të tria kritereve, ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 25.02.2019

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit të paraqitur prej Institucionit të Komisionerëve Publikë, kundër vendimit nr. 42, datë 18.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit znj. Antoneta Sevdari, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, aktualisht anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Gjatë zhvillimit të kësaj seance dëgjimore, Komisioneri Publik, ashtu si edhe subjekti i rivlerësimit, u shprehën për konkluzionet e tyre përfundimtare.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 19.02.2019

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku u shqyrtua ankimi i paraqitur prej tij, kundër vendimit nr. 42, datë 18.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit znj. Antoneta Sevdari, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, aktualisht anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pasi dëgjoi palët në parashtrimet e tyre, me vendim të ndërmjetëm, vendosi të refuzojë kërkesën e përsëritur të Komisionerit Publik për riçeljen e hetimit administrativ, si dhe të mos pranojë akte të tjera të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, pasi çmoi se dokumentacioni në dosje është i mjaftueshëm për vendimmarrje.