Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 01 Qershor 2020
Për kandidaturat e paraqitura në procedurat e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë
Për kandidaturat e paraqitura në procedurat e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë
Për hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në gjykatat e apelit me juridiksion të përgjithshëm, gjithsej për katër pozicione të lira në fushën e të drejtës penale.
Për hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën Administrative të Apelit, gjithsej për dy pozicione të lira.
Për hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në gjykatat e apelit me juridiksion të përgjithshëm, gjithsej për dhjetë pozicione të lira në fushën e të drejtës civile.
Sot me datë 28.05.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme.
Këshilli vendosi rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë për tre pozicione të lira në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak të mos paraqitjes së kandidaturave pas përfundimit të afateve të shpalljes sipas vendimeve nr.94, nr.95, nr.96 datë 26.02.2020.
Sot me datë 15.05.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme.
Me qëllim mbikëqyrjen e nismës për rritjen e efikasitetit në Gjykatën e Lartë, uljen e numrit të çështjeve të prapambetura si dhe monitorimin e zbatimit të Memorandumit të Bashkëpunimit Këshilli vendosi zgjatjen e mandatit të Komisionit të Përkohshëm për hartimin e një plani veprimi lidhur me reduktimin e çështjeve të prapambetura dhe rritjen e efikasitetit në Gjykatën e Lartë, ngritur me vendimin e KLGJ-së nr.317, datë 19.12.2019.