Njoftime Publike

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 14 Maj 2020

Në vazhdim të zbatimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit për përmirësimin e efikasitetit dhe uljen e numrit të çështjeve të prapambetura, të enjten u zhvillua takimi i radhës mes Gjykatës së Lartë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Projektit të USAID-it Drejtësi për të Gjithë.

Pjesëmarrësit rishikuan dhe diskutuan mbi kërkesat e Marrëveshjes së Mirëkuptimit dhe ranë dakord mbi disa çështje.

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 06 Maj 2020

Sot me datë 06.05.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme. Më konkretisht Këshilli miratoi fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, për kandidatët nga radhët e gjyqtarëve që kanë aplikuar për pozicionet e lira të shpallura me Vendimin nr.82, datë 26.02.2020 (në fushën e të drejtës administrative) dhe me Vendimin nr.85, datë 26.02.2020 (në fushën e të drejtës civile), të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Komunikatë për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 06 Maj 2020

Në kuadër të nisjes së zbatimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit të nënshkruar rishtazi në mbështetje të Gjykatës së Lartë për përmirësimin e efikasitetit dhe uljen e numrit të çështjeve të prapambetura, u zhvillua të mërkurën një takim midis Gjykatës së Lartë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Projektit të USAID-it Drejtësi për të Gjithë.

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Znj. Naureda Llagami, Zv.Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Ardian Dvorani, si edhe anëtarët e kësaj gjykate, gjyqtarët Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe, u takuan me Drejtoren e Projektit Znj. Anne Trice dhe Zv. Drejtoren e Projektit Znj. Olta Lolo, për të diskutuar rreth hapave konkretë për zbatimin e kësaj marrëveshje.

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 05 Maj 2020

Sot me datë 05.05.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme.

Bazuar në nenin 82 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, mbledhja plenare nisi me shqyrtimin dhe miratimin e raportit të veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2019”, në të cilin pasqyrohet në tërësi gjithë veprimtaria, arritjet dhe problematikat si të KLGJ-së dhe sistemit gjyqësor përgjatë vitit 2019. Në përfundim bazuar në gjetjet konkrete të analizuara, Këshilli i paraqet Kuvendit të Shqipërisë raportin me sugjerimet përkatëse për përmirësimin e situatës.

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 05 Maj 2020

Për kandidaturat e paraqitura në procedurat e ngritjes në detyrë dhe të komandimit të gjyqtarëve në institucionet brenda sistemit të drejtësisië.

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 05 Maj 2020

Për procedurat e ngritjes në detyrë dhe të komandimit të gjyqtarëve në institucionet brenda sistemit të drejtësisë.