Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 22 Korrik 2022
Sot, në datën 22.07.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi projektvendimet lidhur me caktimin në pozicion të gjyqtarëve të emëruar në datën 20.07.2022 dhe në përfundim vendosi si më poshtë: Gjyqtari i emëruar z. Ledio Sali caktohet në pozicion pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës; Gjyqtari i emëruar z. Klarent Demiri caktohet në pozicion pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër; Gjyqtari i emëruar z. Sokol Mara caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë; Gjyqtarja e emëruar znj. Megi Strakosha caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan; Gjyqtari i emëruar z. Elton Frashëri caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan; Gjyqtari i emëruar z. Elis Dine caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan; Gjyqtarja e emëruar znj. Eva Hysko caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë; Gjyqtari i emëruar z. Rudi Laze caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier; Gjyqtari i emëruar z. Edison Tatoshaj caktohet në pozicion pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë; Gjyqtarja e emëruar znj. Lirëza Sinollari caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë; Gjyqtari i emëruar z. Nertil Dushku caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier; Gjyqtarja e emëruar znj. Dajana Ndreja caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier; Gjyqtarja e emëruar znj. Emirjana Dimo caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë; Gjyqtarja e emëruar znj. Gladiola Bregu caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier; Gjyqtarja e emëruar znj. Dorina Stroka caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë; Gjyqtarja e emëruar znj. Ina Barjamaj caktohet në pozicion pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër; Gjyqtarja e emëruar znj. Ardiola Çela caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat; Gjyqtari i emëruar z. Orgent Nazaj caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër; Gjyqtarja e emëruar znj. Albana Misja caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat; Gjyqtarja e emëruar znj. Gentiana Shukullari caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë; Gjyqtarja e emëruar znj. Dejvi Çelçima caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë; Gjyqtarja e emëruar znj. Suada Kurti caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës. Gjyqtarja e emëruar znj. Ermelinda Fejzo caktohet në pozicion pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë.