Njoftime Publike

Njoftim vendimi i KPK-së datë 17.09.2024

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Nertila Ndregjoni, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë.

KPK ka vendosur: Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Nertila Ndregjoni, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë.

Njoftim i ILD për pranimin e kërkesës për masë disiplinore ndaj magjistrates Zamira Vyshka.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar në seancën e sotme dëgjimore, kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor me masën ‘Shkarkim nga detyra’ për magjistraten Z.V., gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
ILD ka nisur hetimin disiplinor me iniciativë ndaj magjistrates Z.V., me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 140, pika 2, shkronja “b” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nga neni 104 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, për shkak të dënimit për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç Kodit Penal.
Hetimi disiplinor i kryer nga inspektorët e ILD-së konkludoi se gjyqtarja është gjetur fajtore dhe është dënuar nga Gjykata e Posaçme Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëv
e të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç të Kodit Penal. Ushtrimi i parregullt i detyrës nga ana e magjistrates, edhe për vetë natyrën e faktit penal të konsumuar, përbën shkelje shumë të rëndë disiplinore, e që ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, ka diskredituar rëndë figurën, autoritetin, dinjitetin si dhe është dëmtuar rëndë besimi i publikut te magjistrati dhe tek organet e drejtësisë.
Inspektorët e ILD kërkuan caktimin e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra”, kërkesë që u pranua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Njoftim për shtyp i Prokurorisë së Përgjithshme, datë 07.02.2024

Gjyqtarja A.K merret e pandehur për "Kallëzim të Rremë" dhe "Falsifikim të Dokumenteve".

Njoftim për shtyp i KLGJ-së datë 11.03.2024

KLGJ ka miratuar vendimin për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me Vendimin nr. 503, datë 21.11.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për kandidaten znj. Olkeda Liçe.

*Zbardhja e vendimeve të mbledhjes është bërë nga stafi i Akses Drejtësi pas pjesëmarrjes në mbledhjen online në platformën Teams.

Njoftim për shtyp i KLGJ-së datë 11.03.2024

KLGJ në mbledhjen e datës 11.03.2024 ndër të tjera ka vendosur: Miratimin e vendimit për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar , për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me Vendimin nr. 499, datë 21.11.2022 të Këshilit të Lartë Gjyqësor, për kandidatin z. Besmir Stroka.

*Zbardhja e vendimeve të mbledhjes është bërë nga stafi i Akses Drejtësi pas pjesëmarrjes në mbledhjen online në platformën Teams.

Njoftim për shtyp i KLGJ-së datë 11.03.2024

KLGJ në mbledhjen e datë 11.03.2024 ka miratuar vendimin për përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me Vendimin nr. 252, datë 24.05.2023 të Këshilit të Lartë Gjyqësor, për kandidaten znj. Suela Xhani.

*Zbardhja e vendimeve të mbledhjes është bërë nga stafi i Akses Drejtësi pas pjesëmarrjes në mbledhjen online në platformën Teams.