Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 28 Shkurt 2020
Për hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për një pozicion të lirë në fushën e së drejtës civile.
Për hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për një pozicion të lirë në fushën e së drejtës civile.
Për hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për një pozicion të lirë në fushën e së drejtës civile.
Për hapjen e procedurës së komandimit të gjyqtarit në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura, nga radhët e gjyqtarëve, për komandim në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për gjashtë pozicione të lira si inspektor.
Për rishpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandim në Ministrinë e Drejtësisë
Këshilli i Lartë Gjyqësor, sot më datë 27.02.2020, zhvilloi seancën dëgjimore me 3 kandidatët nga radhët e juristëve të spikatur, të cilët kandidojnë për emërim në Gjykatën e Lartë, në pozicionet e lira në fushën e të drejtës administrative, civile dhe penale.
Vendimi i sotëm mundësoi që bazuar në një procedurë dhe kritere të qarta e transparente, të arrihej një vlerësim objektiv për përzgjedhjen e kandidatëve profesionistë, me integritet dhe të denjë për sistemin e drejtësisë shqiptare.
Sot me datë 26.02.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi mbledhjen e radhës në të cilën miratoi disa vendime të rëndësishme me qëllim funksionalizimin e plotë dhe rifreskimin me energji të reja të Gjykatës së Lartë, të Gjykatës e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe asaj të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas një pune voluminoze pothuajse 1 vjeçare në draftimin dhe miratimin e një sërë aktesh nënligjore ka plotësuar kuadrin normativ lidhur me proçesin e verifikimit të pasurisë dhe figurës edhe për kandidatët për në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve. Me miratimin e aktit të fundit nënligjor të ngritjes në detyrë të gjyqtarëve është plotësuar tërësisht kuadri ligjor, në zbatim të të cilit bëhet e mundur ndjekja e proçedurave për ngritjen në detyrë të gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatat e Posaçme.