
Gjyqtari Florjan Kalaja përballet me vetingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi mungesë burimesh për një makinë, pasurinë e vetme që zotëron gjyqtari i deleguar në Apelin e Durrësit, Florjan Kalaja. Ai pranoi se mund të kishte pasaktësi në deklarime dhe kërkoi që të konsideroheshin edhe të ardhurat e viteve të kaluara.